Thursday, June 19, 2014


4 vezë
150gr sheqer
200ml krem hopla
400gr dredhëza

Se pari zihen dredhezat me 70gr sheqer (pa uje), pasi qe te jene zbutur dhe trashur kremi nga dredhezat bluhen dhe i leme ne nje ane qe te ftohen.
Ne anen tjeter tundim vezet me sheqerin e mbetur, po ashtu edhe kremin hopla e tundim. Ne fund vezet dhe kremin e bejm bashk I perziejm mire e vendosim gjusmen ne tepsi, shtojm kremin nga dredhezat me pas e shtojme edhe gjysmen e kremit te mbetur. Me ndihmen e nje luge bejm disa levizje ne tepsi ( ne menyre qe 
ta mere formen sikurse ne foto).

Ju befte mire!


Friday, November 22, 2013


Perberesit per 4 persona:
3 bastuna kanelle
1 f. caji vere e embel(moskato)
1 f. caji uje
1/3 f. caji sheqer
1 luge supe xhelatine pluhur

Pergatitja: Veme ne tenxhere bastunat e kanelles,veren,ujin e sheqerin te zjejne ne zjarr te mesem per 5'. I nxjerrim pastaj bastunat e kanelles.
Ne nje tas te vogel shkrijme xhelatinen me 2-3 luge uje. E leme te fryhet per 5' dhe e hedhim te shurupi i kanelles. Perzjejme mire dhe e hedhim masen ne 4 forma ose tasa te vegjel,te cilet i kemi lyer lehte me pare me vaj. I fusim ne frigo.te paten 3 ore ,ose derisa te mpikset zheleja. 
Qe ta servirim ,e kthejme permbys ne pjata.
SHENIM: Bastunat e kanelles kane dhe ruajne e me teper aromen,se sa kanella pluhur.

Ju befte mire! 


1 liter qumesht i fresket 
2 luge supe sheqer (plot)
4 luge supe korn flaur( niseste misri)- (plot)
kanelle dhe vanilje
fruta te ndryshme te stines, te perzjera
fistikia Eginis te plota (nese doni)
sheqer puder 



Veme ne tenxhere qumeshtin e ftohte, sheqerin, korn flaur, vanilje. Perzjejme te gjitha gjersa te shkrihen dhe e veme tenxheren ne zjarr te ngadalshem,duke perzjere. E leme masen te lidhet te pikset rreth 8'-10' .
Ne nje tepsi te vogel te ngushte e te gjate hedhim kremen . E leme te ftohet mire dhe pastaj e fusim ne frigo.Kur duam ta servirim, nxjerrim nje cope katrore ne pjate e pudrosim me kanelle. Hedhim dhe frutat qe na pelqejne, te prera holle si dhe fistika ,nese duam.
Kjo mase eshte per 6 racione. Koha e pergatitjes 10' .

Eshte nje embelsire e vecante dhe dietike.

Per 2 molle duhen:
1 luge supe stafidhe
1 luge supe mjalt(i ngrohur pak qe te jete i rrjedhshem)
1/2 gote liker Gran Marnie(ne mungese nje liker qe ju ndodhet)
Pak kanelle e vanilje
1) Vini stafidhet ne nje tas me uje te ngrohte 
2) Prisni mollet ne mes, i pastroni prej farave dhe gryeni pjesen e brebdshme 
3) Perzjeni stafidhet me liker,mjalte dhe me kete mase mbushni mollet 
4) Pudrosni me kanellee vanilje. 
5) Vini mollet ne tepsi me nje gisht uje e i mbuloni me leter alumini.
 6) I piqni ne temperature mesatare rreth 40'. 
Eshte embelsire e thjeshte dhe ekonomike. 
Nqs doni mund ta servirni me akullore te preferences suaj.

Monday, November 18, 2013


Perberesit per 4-6 persona:

500ml qumesht
100gr çokollate te zeze
80ml pije amaretto
30gr biskota amareta
50gr gjalp
1 luge te vogel miell
2 luge te vogla sheqer integral (ngjyre kafe)
1 pako te vogel vanilje

Pergatitja:

Vendosim qumeshtin per tu ngrohur ne nje tenxhere ne zjarr te ulet. Ne nje ene, bashkojme sheqerin, vaniljen dhe miellin dhe ja shtojme dalengadale qumeshtit te vaket duke e perzier per 2-3 minuta derisa kremi te filloje te trashet. Shtojme pijen amaretto dhe vazhdojme perzierjen derisa kremi te kete arritur trashesine e deshiruar. E heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojme çokollaten e zeze te prere ne copeza te vogla dhe gjalpin. Nese e pregatiteni juu befte mir

Perberesit:

150 gr sheqer
150 g gjalp ( burro )
4 vezë
100 g miell
1 pecivo (pluhur fryres, baking powder, levito)
100 g lajthi te grira ne rende
200 g çokollatë e zeze
nje maje luge kafejet me kripë

Për shtresën e sipërme te tortes nevoiten :
150 gr çokollatë e grire ne copa te vogla
1 pako ( Bustin ) vanilje
dhe 1 gote me lajthi te grira
1 kuti pana (krem qumeshti)

Përgatitja:

Ne nje ene me anë të mikserit miksojme gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë,,derisa sheqeri te jet shkrire.

Ndajme vezet te kuqet nga te bardhet,,ne kete rast nevoiten vetem te verdhat,i shtojme i të verdhat e vezëve, një nga një, duke i perziere dhe me pas hedhim miellin me luge dhe duke e perzier qe te mos na formohen topa,,, dhe në fund pecivon.

Bashkojme bashke cokollaten e grire dhe lajthit po te girira ne nje ene,,marrim te bardhat e vezeve dhe i tundim derisa te fryhen dhe i heldhim pak krip dhe i hedhim tek cokollata dhe lajthit , duke e perzier me luge ngadal qe te mos ulet vulumi i vezeve,,dhe e bashkojme me pjesen tjeter te brumit.

Marrim nje tave te lyer me gjalp dhe me leter furre,,dhe e hedhim brumin ne te,, siper i hedhim cokollaten e grire dhe lajthit,, dhe e fusim ne furr te piqet të nxehtë 50 minuta.

Kur embelsira eshte pjekur e lem te ftohet dhe e sherbejme.

Ju befte mire!

Përbërësit:

3 vezë
1 gotë kos
1 gotë sheqer
2 gota miell
1 gotë vaj
1 pluhur për pjekurina
1 grusht arra 

Përbërësit për fillin:

1 kg molla
sheqer sipas deshires
2 lugë grizë
2 kese vanill sheqer
1 levore limoni e grirë

Përgatitja:

Përzihen vezët me sheqer,shtohet kosi,vaji,mielli dhe pluhuri për pjekurina.
Mollat qërohen dhe zihen pak.I shtohet sheqeri,vanill sheqeri dhe griza.Kur të trashen largohen nga zjarri.Gjysma e brumit qitet në tepsi dhe piqet për 10 min.Mbi kete qesim mollat pastaj qesim gjysmen tjeter të brumit dhe e pjekim.Mbi i qesim sheqer pluhur

Ju befte mire!