Eshte nje embelsire e vecante dhe dietike.
Per 2 molle duhen:
1 luge supe stafidhe
1 luge supe mjalt(i ngrohur pak qe te jete i rrjedhshem)
1/2 gote liker Gran Marnie(ne mungese nje liker qe ju ndodhet)
Pak kanelle e vanilje
1) Vini stafidhet ne nje tas me uje te ngrohte
2) Prisni mollet ne mes, i pastroni prej farave dhe gryeni pjesen e brebdshme
3) Perzjeni stafidhet me liker,mjalte dhe me kete mase mbushni mollet
4) Pudrosni me kanellee vanilje.
5) Vini mollet ne tepsi me nje gisht uje e i mbuloni me leter alumini.
6) I piqni ne temperature mesatare rreth 40'.
Eshte embelsire e thjeshte dhe ekonomike.
Nqs doni mund ta servirni me akullore te preferences suaj.






0 comments:
Post a Comment